Von der Leyen do takohet me Trump në Skoci, Presidentja e KE-së tregon arsyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën në Skoci.
Në një postim në X ku njoftoi takimin, von der Leyen shtoi se ata do të “diskutojnë marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe se si mund t’i mbajmë ato të forta”.
Presidenti i SHBA-së mbërrin në Skoci për një vizitë pesë-ditore, gjatë së cilës ai do të vizitojë dy fusha golfi që janë në pronësi të tij.
Shtëpia e Bardhë tha më parë se Trump do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer gjatë vizitës së tij.