Zjarr pyjor përfshin ishullin e Siçilisë në Itali

Ishulli i Siçilisë në Itali po përballet me një zjarr masiv që ka shpërthyer mes qytezave Partinico dhe San Giuseppe Jato, pranë qytetit Palermo, raporton Anadolu.
Departamenti i Zjarrfikësve të Italisë ka angazhuar disa automjete dhe ekipe që kanë punuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët.
Në disa momente, zjarri iu afrua lagjeve të banuara dhe është raportuar se disa toka të kultivuara janë prekur nga flakët.
Zjarri që ka shpërthyer në Grisi ka përfshirë një zonë që shtrihet deri në qytezën Partinico.
Sipas autoriteteve, përpjekjet për të luftuar flakët që po përhapen me shpejtësi janë në vazhdim.
Nxehtësia ekstreme dhe stuhitë e forta po përfshijnë Evropën, me temperatura që arrijnë deri në 44 gradë Celsius, duke shkaktuar përmbytje dhe duke rritur rrezikun e zjarreve.