Një avion pasagjerësh “Antonov An-24” zhduket nga radari në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë

Një avion pasagjerësh “Antonov An-24” zhduket nga radari në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë

Rusia njoftoi se një aeroplan pasagjerësh “Antonov An-24” është zhdukur nga radari gjatë një fluturimi në rajonin Amur të Lindjes së Largët të vendit, transmetoon Anadolu.

Duke cituar shërbimet e emergjencës, Guvernatori i Amurit, Vasily Orlov, shkroi në Telegram se aeroplani po shkonte nga qendra administrative e rajonit, Blagoveshchensk, drejt qytetit Tynda, përpara se të zhdukej nga radari.

“Sipas të dhënave paraprake, në bordin e aeroplanit ndodheshin 43 pasagjerë (përfshirë pesë fëmijë) dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit”, tha Orlov, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të kërkuar aeroplanin e zhdukur.

Ministria e Situatave të Emergjencave gjithashtu konfirmoi kërkimin, duke thënë se aeroplani u zhduk nga radari dhe nuk iu përgjigj thirrjeve ndërsa ndodhej disa kilometra larg aeroportit lokal në Tynda.

“Ai po fluturonte në itinerarin Khabarovsk-Blagoveshchensk-Tynda. Paraprakisht, në bord ndodheshin rreth 40 persona”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se po shqyrtohen informacione të mëtejshme mbi incidentin.

MARKETING