Hamasi bën thirrje për mobilizim global të dielën kundër politikës izraelite të urisë në Gaza

Hamasi bën thirrje për mobilizim global të dielën kundër politikës izraelite të urisë në Gaza

Grupi palestinez Hamas ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të “ngrejë zërin dhe të dalë në rrugë” në solidaritet me Gazën dhe të denoncojë “politikën e urisë të Izraelit dhe gjenocidin”, transmeton Anadolu.

“Le të jenë e diela dhe ditët në vijim ditë globale zemërimi dhe dënimi të krimeve të kryera kundër civilëve të pafajshëm në Gaza”, tha Hamasi.

Grupi i rezistencës palestineze kërkoi përpjekje të përbashkëta arabe, islame dhe ndërkombëtare për të ndaluar “katastrofën humanitare me të cilën përballen mbi 2 milionë palestinezë” në enklavën e bllokuar.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëroi për përkeqësim të urisë, duke përmendur rritjen e vdekjeve për shkak të urisë dhe shembjes së infrastrukturës mjekësore.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë të paktën 59 mijë palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pandërprera e kanë shkatërruar enklavën, duke e bërë atë të pabanueshme.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha se njerëzit në Gaza po jetojnë nën “bombardime, zhvendosje dhe rrethim”. Ata po përballen me vapën e pandërprerë të verës me pak ose aspak strehim, ujë të pastër ose energji elektrike.

Më 2 mars, Izraeli vendosi një bllokadë të plotë humanitare në Gaza, duke ndërprerë ushqimin, furnizimet mjekësore dhe ndihma të tjera për më shumë se 2 milionë palestinezë në territor.

Që nga fundi i muajit maj, agjencitë e OKB-së janë anashkaluar dhe Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili është kontrovers, po operon qendrat e shpërndarjes së ndihmave, duke çuar në qindra vdekje që atëherë.

MARKETING