Lavrov beson se Trump deklaratat e fundit mbi Ukrainën i bëri “nën presion”

Sipas ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri deklaratat e tij të fundit në lidhje me Ukrainën “nën presion” nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për media në qytetin kinez Tianjin, në mes të samitit të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), Lavrov theksoi se udhëheqja e BE-së mori pa mëdyshje anën e Ukrainës në konflikt.
“Është e qartë se Trump është nën presion të madh, sinqerisht të pahijshme nga udhëheqja aktuale e BE-së dhe NATO-s, e cila mbështet pa turp kërkesat e Zelenskyyn. Ata vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë moderne, duke përfshirë sisteme sulmuese, derisa taksapaguesit perëndimor mbajnë kostot në rritje”, tha Lavrov.
Ai shtoi se Moska dëshiron të kuptojë kuptimin pas deklaratës së Trumpit për lejimin e 50 ditëve për një zgjidhje ukrainase, duke theksuar se presidenti amerikan ka përmendur më parë afate të ndryshme kohore.
“Ne duam ta kuptojmë se çfarë do të thotë kjo referencë 50-ditore. Kishte përmendje më parë të 24 orëve, pastaj 100 ditëve. E kemi parë këtë model më parë dhe sinqerisht duam ta kuptojmë arsyetimin e presidentit amerikan”, tha Lavrov.
Lidhur me kërcënimin e Trumpit për të vendosur 100 për qind tarifa ndaj partnerëve tregtar të Rusisë në rast se nuk ka përparim në Ukrainë, Lavrov shprehu besim në aftësinë e Rusisë për t’i bërë ballë sanksioneve të reja perëndimore.
“Ne tashmë po merremi me një numër të paparë sanksionesh dhe po menaxhojmë mirë. Nuk kam dyshim se do t’i trajtojmë edhe këto masa të reja”, theksoi ai.
Duke iu përgjigjur komenteve të përfaqësuesit të Ukrainës në OKB, Serhiy Kyslytsya, se formati i negociatave të Stambollit thuhet se është “bërë i parëndësishëm”, Lavrov tha se kjo tregon shpërfilljen e vazhdueshme të politikanëve ukrainasë për qytetarët e tyre.
Ministri rus gjithashtu theksoi se Ukraina është përgjegjëse për vonesën e raundit të ri të bisedimeve të paqes.
“Ata u përpoqën të pretendonin se niveli i delegacionit tonë ishte i papërshtatshëm, por tani statusi i delegacionit ukrainas ka ndryshuar gjithsesi, me ish-ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, që aktualisht ndodhet në SHBA si ambasador”, tha ai.
Ai theksoi se raundi i tretë i bisedimeve duhej të fillonte në javën e 22 qershorit, ndërsa kjo datë nuk përmendet në asnjë deklaratë ukrainase apo perëndimore dhe me largimin e Umerovit, Kievi nuk ka as një negociator.
Lavrov po ashtu tha se vendet anëtare të SCO-së e kuptojnë qëndrimin e Moskës ndaj Ukrainës dhe parimet për zgjidhjen e konfliktit.
Ai shtoi se u ka ofruar partnerëve të SCO-së vlerësime të hollësishme të zhvillimeve të fundit në Ukrainë.