Numri i palestinezëve në burgjet izraelite rritet në 10.800

Numri i palestinezëve në burgjet izraelite rritet në 10.800

Numri i palestinezëve në burgjet izraelite është rritur në 10.800, transmeton Anadolu.

Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhanë deklaratë të përbashkët lidhur me palestinezët që mbahen në burgjet izraelite.

Numri i palestinezëve në burgjet izraelite deri në korrik 2025 është rritur në 10.800. Palestinezët e ndaluar që mbahen në kampet e ushtrisë izraelite nuk përfshihen në këtë numër.

Kjo shifër është numri më i lartë i regjistruar që nga Intifada e Dytë, e njohur edhe si Intifada e Al-Aksasë midis viteve 2000-2004. Në burgjet izraelite mbahen 50 gra palestineze, përfshirë 2 nga Gaza dhe më shumë se 450 fëmijë.

Numri i palestinezëve të njohur si “të paraburgosur administrativë” të mbajtur në burgje nga Izraeli pa asnjë akuzë ose gjyq arrin në 3.629. Në burgjet izraelite ndodhen 2.454 palestinezë të klasifikuar si “luftëtarë të paligjshëm”.

Banorët e Gazës të mbajtur në kampet e ushtrisë izraelite nuk përfshihen në këtë numër.

Në një deklaratë në gusht 2024 nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë dhe Institucionin “Zamir” për Mbrojtjen e të Burgosurve thuhet se “Gjyqësori izraelit kontriboi në forcimin e krimeve të torturës dhe zhdukjen me forcë të mijëra të burgosurve të Gazës”.

“Krimi i zhdukjes me forcë zbatohet bazuar në ‘ligjin për luftëtarët e paligjshëm’ të miratuar nga parlamenti izraelit në vitin 2002 dhe në thelb është shkelje e qartë dhe eksplicite e integritetit të procedurës gjyqësore”, theksohet në deklaratë.

MARKETING