Vriten pesë ushtarë izraelitë në Gaza, 14 të plagosur

Vriten pesë ushtarë izraelitë në Gaza, 14 të plagosur

Pesë ushtarë izraelitë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga një bombë e vendosur përskaj një rruge në Beit Hanoun të Gazës natën e kaluar, njoftoi ushtria izraelite.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur përskaj një rruge pak pas orës 22:00 të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët po operonin në këmbë dhe nuk ndodheshin brenda ndonjë automjeti, raporton The Times of Israel.

Gjatë përpjekjeve për t’i tërhequr viktimat, forcat izraelite u ballafaquan me zjarr, sipas hetimit.

Në mesin e të plagosurve, thuhet se dy janë në gjendje serioze.

Ushtria tha se zona ku ndodhi sulmi ishte vënë në shënjestër nga ajri para se të fillonin operacionet e trupave në atë pjesë.

MARKETING