Siljanovska Davkova: Nuk dua të besoj që identiteti mund të njihet përmes ajvarit e pinxhurit, deklarata e eurokomisares Kos është e rastësishme

Siljanovska Davkova: Nuk dua të besoj që identiteti mund të njihet përmes ajvarit e pinxhurit, deklarata e eurokomisares Kos është e rastësishme

Nuk dua të besoj se me të vërtetë identiteti mund të njihet përmes ajvarit, verës, pinxhurit e tjerë, besoj se deklarata e eurokomisares, Marta Kos është e rastësishme, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Ajo thotë se ka pasur rast të jetë në Slloveni dhe se identitet nuk është ajvari, pinxhuri e tjerë, që shihet edhe në dokumentet themeluese të Bashkimit Evropian, ku ka parametra të qarta dhe dihet se çka është.

“Si dikush që ka doktoruar në Slloveni dhe e ndjen si atdhe të dytë, besoj se është e rastësishme dhe e pafat deklarata, nuk dëshiroj të besoj se me të vërtetë identiteti mund të njihet përmes ajvarit, verës, pinxhurit e tjerë, e disa prej tyre tashmë janë marrë nga Sllovenia, ne më nuk kemi ajvar, për fat të keq, kemi ajver”, deklaroi Siljanovska-Davkova, në intervistë për Kanal 5, e pyetur se si e sheh deklaratën e eurokmisares Kos, të dhënë në Shkup.

Për amandamentet e parashtruara për raportin e PE-së, ajo theksoi se “kjo e tregon disponimin te kategoria e madhe e eurodeputetëve dhe në këtë nuk ka asgjë evropiane dhe demokratike”.

E pyetur se cili do të jetë epilogu rreth miratimit të raportit, ajo thotë se “gjithçka mund të ndodh” dhe shton se ngjarjet tregojnë se çështja nuk është zgjidhur, siç thotë dikush.

Lidhur me kërkesën e Sofjes për njohjen e minoritetit bullgar në vend, ajo kujtoi se kjo çështje u parashtrua për herë të parë në vitin 2022 nga eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçuk, ndërsa paraprakisht as nuk është përmendur fare.

“Në vitin 2008, Komisioni i Venedikut rekomandoi që Bullgaria të ndryshojë Kushtetutën dhe të vendosë garanci për të drejtat e minoriteteve. Në vitin 2010, komisioneri për Minoritete gjithashtu rekomandoi që Bullgaria të ndryshojë Kushtetutën. Po flasim për standarde, parime të dyfishta dhe vlera mbi të cilat bazohet BE-ja. Nëse ajo vetë i mohon ato, atëherë ky është deficit serioz demokratik”, tha Siljanovska-Davkova.

Presidentja theksoi se nga takimet e saj diplomatike, vëren gjithashtu se politikanët e huaj nuk janë të informuar për shumë çështje.

“Kuptohet nuk varet prej tyre, tek ne është. Kjo nuk vlen vetëm për familjet mbretërore, por edhe për shumë politikanë, me të cilët jam takuar. Ne duhet të themi gjëra të udhëhequra nga interesi kombëtar, jo të themi atë që ata duan të dëgjojnë, por atë që është”, tha Siljanovska-Davkova.

MARKETING