Presidenti iranian njofton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-në

Presidenti iranian njofton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-në

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian njoftoi sot pezullimin e bashkëpunimit të vendit të tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), raportuan Press TV dhe agjencia zyrtare e lajmeve Mehr, transmeton Anadolu.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim tha gjithashtu se presidenti ka miratuar ligjin që kërkon që qeveria të pezullojë lidhjet me IAEA-në.

Javën e kaluar, parlamenti i Iranit miratoi legjislacionin për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në.

Ky veprim vjen pas tensioneve në rritje midis Teheranit dhe organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së mbi monitorimin e aksesit dhe transparencës pas konfrontimeve të fundit ushtarake me Izraelin dhe SHBA-në.

Një konflikt 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore ndal lokacioneve ushtarake dhe bërthamore iraniane. Teherani nisi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë ndërsa SHBA-ja bombardoi tri lokacione bërthamore të Iranit.

Konflikti u ndal sipas një armëpushimi të sponsorizuar nga SHBA-ja që hyri në fuqi më 24 qershor.

MARKETING