Aksident tragjik në Shkup: Motoçiklisti përplas për vdekje një këmbësor dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Aksident tragjik në Shkup: Motoçiklisti përplas për vdekje një këmbësor dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në Shkup, në afërsi të rrugës “Leninova”. Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, një motoçikletë e llojit “Kawasaki” me targa të Shkupit ka goditur një këmbësor 68-vjeçar me inicialet J.N., banor i Shkupit.

Pas aksidentit, motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur edhe pasagjerin e tij, H.I. (26), i cili ka pësuar lëndime trupore.

Këmbësori J.N. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Edhe pasagjeri i motoçikletës është trajtuar për lëndime trupore në të njëjtin kompleks si dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e shoferit të arratisur.

MARKETING