Qindra njerëz në xhiron e motorëve të ujit në New York përgjatë lumin Hudson dhe atë Lindor

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në xhiron me motorë uji duke shënuar ngjarjen vjetore “NYC Jet Ski Invasion” me ngasjen e tyre përgjatë lumit Hudson dhe lumit Lindor përballë horizontit të Manhatanit në qytetin New York, raporton Anadolu.
MARKETING
Ngjarja me energji të lartë bashkoi entuziastë të sporteve ujore nga i gjithë rajoni, duke formuar një flotilje shumëngjyrëshe dhe të shpejtë që u shoqërua nga Rojat Bregdetare të SHBA-së dhe Patrulla Detare e Departamentit të Policisë së Qytetit New York.
Pjesëmarrësit u nisën nga pika të ndryshme rreth qytetit, duke u bashkuar me paradën piktoreske dhe të gjallë të aktiviteteve verore në ujërat e qytetit të New York-ut.