Ohri është nikoqir i Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës

Ohri është nikoqir i Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska mbajti fjalim në hapjen e Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës për nxënësit e shkollave të mesme, e cila nga sot deri më deri më 30 qershor po mbahet në Ohër. Në Olimpiadë marrin pjesë mbi 60 nxënës nga 14 vende të Evropës dhe 3 vende të Azisë, me profesorët-udhëheqësit e tyre.

MARKETING

“Prania e këtyre të rinjve olimpikë sot në Ohër është rezultat i kureshtjes dhe dashurisë së tyre për shkencën, rezultat i punës së palodhshme, si të tyren ashtu edhe të profesorëve dhe mentorëve të tyre. Kjo është formula për ndërtimin e rinisë shkencore e cila që nesër do të jetë e gatshëm për zbulime që do ta ndihmojnë njerëzimin. Vazhdoni përkushtim ndaj fizikës sepse nuk ka përparim pa shkencë”, tha ministrja Janevska.

Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës që nga ky vit ka rritur në mënyrë shtesë mbështetjen për nxënësit e talentuar të cilët marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Konform Ligjit të Ri për Arsimin e Mesëm, Ministria mbulon shpenzimet e regjistrimit dhe udhëtimit, përkatësisht për pjesëmarrje në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare të shkencës.

“E ardhmja varet nga sa investojmë tani në zbulimin dhe kultivimin e potencialit të më të talentuarve. Dhe jo vetëm për nxënësit, mbështetje financiare për herë të parë është siguruar edhe për shoqatat e akredituara të mësimdhënësve të cilët organizojnë olimpiada ndërkombëtare për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni”, theksoi ministrja Janevska.

Gara organizohet nga Shoqata e Fizikantëve të Maqedonisë, nën kujdesin e Unionit Ballkanik të Fizikës, me mbështetjen e Shoqatës Evropiane të Fizikës, Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Një pjesë të mjeteve financiare për organizimin e Olimpiadës i siguroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MARKETING