Trump mbështet inspektimin e vendeve bërthamore të Iranit

Trump mbështet inspektimin e vendeve bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja dëshiron që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ose “dikush që ne e respektojmë” të jetë në gjendje të inspektojë vendet bërthamore të Iranit, transmeton Anadolu.

MARKETING

“Ose dikush, po, ose dikush që ne e respektojmë, përfshirë veten tonë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse do të kërkonte që IAEA-ja “të ketë të drejta të plota” për të inspektuar në Iran.

“Irani dëshiron të takohet”, tha Trump, duke përsëritur se vendet e tyre bërthamore u “shkatërruan” gjatë sulmeve të fundit të SHBA-së.

“Nuk besoj se ata do të kthehen në armët bërthamore së shpejti”, tha ai.

Trump tha se do të merrte në konsideratë sërish bombardimin e Iranit për arsye të pasurimit të uraniumit.

“Sigurisht. Pa dyshim. Absolutisht”, tha Trump kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë bombardimin e vendit përsëri nëse raportet e inteligjencës arrijnë në përfundimin se Irani mund të pasurojë uranium në një nivel që shqetëson SHBA-në.

Më 22 qershor, SHBA-ja shënjestrua objektet bërthamore iraniane, sulme që erdhën në mbështetje të sulmeve ajrore të Izraelit kundër infrastrukturës bërthamore dhe ushtarake të Iranit, të cilat filluan më 13 qershor.

Lufta 12-ditore mbi programin bërthamor të Iranit u ndal të martën pasi një armëpushim u njoftua nga Trump.

– “Ne fituam luftën”

Trump tha se si Irani ashtu edhe Izraeli janë “të rraskapitur”.

“Unë u mora me të dy dhe të dy donin që të zgjidhej dhe ne bëmë një punë të shkëlqyer, por ata janë të rraskapitur. Gjëja e fundit për të cilën po mendojnë tani është çështja bërthamore”, tha ai.

Duke theksuar se nuk shqetësohet për lokacionet sekrete bërthamore në Iran, Trump iu përgjigj udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili tha të mërkurën se Irani i “dha një shuplakë Amerikës në fytyrë”.

“Po bëj një deklaratë të shkurtër. Do t’i përgjigjem deklaratës së Ayatollah-ut dje. Ne fituam luftën”, tha Trump.

Irani dhe Izraeli u “rrahën të dy”, tha Trump, duke shtuar, “Ishte një kohë e shkëlqyer për ta përfunduar atë”.

“Gjëja e fundit për të cilën po mendojnë janë armët bërthamore tani”, shtoi ai.

MARKETING