Stuhitë e forta godasin Francën: Dy të vdekur, 17 të plagosur dhe dëme të shumta në Paris

Stuhitë e forta godasin Francën: Dy të vdekur, 17 të plagosur dhe dëme të shumta në Paris

Dy persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të fuqishme që përfshinë Francën mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Paris.

MARKETING

Sipas agjencisë AP, stuhitë përmbytën me shpejtësi rrugët e Parisit, rrëzuan pemë dhe përmbysën tavolina e karrige në ambientet e jashtme të bareve.

Madje, reshjet e fuqishme shkaktuan rrjedhje edhe në çatinë e parlamentit francez në kohën kur po fliste kryeministri.
Agjencia franceze e mbrojtjes civile konfirmoi se një person është lënduar rëndë, ndërkohë që rreth 110 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit ekstrem që pasoi një valë të nxehti në vend.

Një nga viktimat është një 12-vjeçar që humbi jetën kur mbi të ra një pemë në jugperëndim të Francës, ndërsa viktima tjetër është një burrë, i cili ndërroi jetë pasi mjeti i tij me katër rrota u përplas me një pemë të rrëzuar në veriperëndim të vendit, raportojnë mediat franceze.

MARKETING