Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

Kamionët me ndihma të OKB-së hynë në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare “Zikim” të kontrolluar nga Izraeli.
MARKETING
Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga ShBA-ja, filloi të vepronte më 27 maj në qendra të zgjedhura, duke anashkaluar OKB-në dhe organizatat tjera joqeveritare (OJQ).
Dhjetëra njerëz të të gjitha moshave vriten dhe plagosen çdo ditë në Gaza, teksa përpiqen të sigurojnë ushqim. Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për hetim të pavarur mbi vrasjet e civilëve pranë vendeve të ndihmës në Gaza.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për luftën në enklavën palestineze.