Parlamenti iranian miraton projektligjin që pezullon bashkëpunimin me IAEA-në

Parlamenti iranian miraton projektligjin që pezullon bashkëpunimin me IAEA-në

Parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas televizionit shtetëror, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, bëri një deklaratë pasi u miratua projektligji.

“Organizata e Energjisë Atomike e Iranit pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike derisa siguria e objekteve tona bërthamore të jetë plotësisht e garantuar”, tha Qalibaf.

Zyrtari iranian thekson se aktivitetet bërthamore paqësore të vendit të tij do të përparojnë me një ritëm më të shpejtë.

“Po përpiqemi të miratojmë një projektligj në parlament që do të ndalonte bashkëpunimin e Iranit me IAEA-në derisa të marrim garanci konkrete për një qëndrim profesional”, tha kryetari i Parlamentit iranian Qalibaf më 23 qershor.

Projektligji kërkon miratimin e Këshillit të Gardës Kushtetuese të Iranit që të hyjë në fuqi.

MARKETING