Ushtria izraelite heq kufizimet në të gjithë vendin pas armëpushimit

Ushtria izraelite heq kufizimet në të gjithë vendin pas armëpushimit

Komanda e frontit të brendshëm të ushtrisë izraelite njoftoi se pas armëpushimit me Iranin janë hequr kufizimet në të gjithë vendin në arsim, punë dhe aktivitete publike, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se kufizimet e vendosura në arsim, punë dhe aktivitete publike në të gjithë vendin që nga fillimi i sulmeve ndaj Iranit më 13 qershor janë hequr.

Në përputhje me rrethanat, procesi mësimor do të vazhdojë në shkolla dhe puna do të rifillojë në vendet e punës. Gjithashtu u raportua se janë hequr edhe kufizimet në aktivitetet publike të artit, kulturës dhe sportit.

– Izraeli dëshiron të rihapë trafikun ajror

Ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev njoftoi se do të punojnë për të siguruar kthimin e linjave ajrore ndërkombëtare në vend pas hapjes së hapësirës ajrore izraelite në orët e mëngjesit dhe se do të zgjasin orarin e punës së aeroportit brenda këtij qëllimi.

Aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv, në cilësinë e portës së Izraelit që hapet për në botë ka mbetur i mbyllur me ditë të tëra pas fillimit të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit. Një numër shumë i kufizuar fluturimesh u kryen për izraelitët e bllokuar jashtë vendit.

MARKETING