“Teherani do tronditet”, ministri izraelit kërcënon pas shkeljes së armëpushimit

“Teherani do tronditet”, ministri izraelit kërcënon pas shkeljes së armëpushimit

Menjëherë pasi Izraeli tha se kishte zbuluar lëshime raketash nga Irani, ministri i financave i ekstremit të djathtë të vendit postoi një deklaratë të shkurtër në mediat sociale.
“Teherani do të dridhet”, shkruan Bezalel Smotrich, një aleat kyç i kryeministrit Benjamin Netanyahu, në X.
Më herët, ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të “përgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.

MARKETING

Komentet e Israel Katz duket se kanë ardhur përpara se ushtria të zbulonte raketa iraniane në Izraelin verior pak kohë më parë.

Në këtë fazë është e paqartë se për cilat sulme iraniane po flet ai, megjithëse mjekët thonë se pesë persona u vranë në Beer Sheba gjatë natës pas raketave të qëlluara nga Teherani.

MARKETING