Trump falënderon Iranin për paralajmërimin për sulm ndaj bazës amerikane në Katar

Trump falënderon Iranin për paralajmërimin për sulm ndaj bazës amerikane në Katar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump falënderoi Iranin për njoftimin paraprak të sulmit ndaj bazës amerikane “Al-Udeid” në Katar, transmeton Anadolu.

MARKETING

Trump ndau një postim në llogarinë “Truth Social” lidhur me sulmin e Iranit ndaj bazës amerikane “Al-Udeid” në Katar.

“Dua të falënderoj Iranin që na njoftoi paraprakisht ne (për sulmin). Për këtë arsye nuk pati humbje jetësh dhe askush nuk u plagos. Ndoshta Irani tani mund të përparojë drejt paqes dhe harmonisë në rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin që të bëjë të njëjtën gjë”, tha Trump në postimin e tij.

Duke vënë në dukje se asnjë amerikan nuk u lëndua dhe pothuajse asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin iranian, Trump shprehu kënaqësinë e tij për këtë.

Ai deklaroi se 14 raketa u qëlluan nga territori iranian në bazën amerikane në Katar, 13 prej të cilave u rrëzuan dhe raketa tjetër u la e lirë sepse po shkonte në një drejtim që nuk përbënte kërcënim.

“Irani zyrtarisht dha një përgjigje shumë të dobët ndaj shkatërrimit të objekteve të tij bërthamore, të cilën e prisnim dhe iu përgjigjëm shumë efektivisht”, tha Trump.

Presidenti amerikan shpreson se nuk do të ketë më hakmarrje. “Shpresoj se nuk do të ketë urrejtje të mëtejshme”, tha ai.

Në një postim tjetër, Trump tha: “Urime botë, tani është koha për paqe”.

MARKETING