Sulmi ndaj bazës amerikane në Katar mirëpritet me festime në Teheran

Sulmi ndaj bazës amerikane në Katar mirëpritet me festime në Teheran

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, shumë qytetarë formuan kolona me automjetet e tyre nëpër rrugë për të festuar sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, raporton Anadolu.

MARKETING

Në qendër dhe në rrugët kryesore të qytetit u formuan kolona të automjeteve ndërsa qytetarët u panë duke u rënë borive, duke valëvitur flamuj dhe duke bërë shenja fitoreje.

Gjatë festimeve në të cilat morën pjesë kryesisht të rinjtë, nga altoparlantët gjigantë të disa automjeteve u dëgjuan marshe dhe slogane.

Teherani kishte njoftuar fillimin e sulmit me raketa ndaj bazës ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

MARKETING