Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, vjen reagimi i Kinës

Pekini ka “dënuar me forcë” sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, duke vënë në dukje se objektet e tij bërthamore ishin nën mbrojtjet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së.
“Veprimet e SHBA-së shkelin rëndë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, dhe kanë përkeqësuar tensionet në Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.
“Kina u bën thirrje palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të arrijnë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, të sigurojnë sigurinë e civilëve dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat.”