Shpërthim pranë rezidencës diplomatike norvegjeze në Tel Aviv

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka bërë të ditur se një shpërthim ka ndodhur pranë rezidencës diplomatike norvegjeze në Tel Aviv, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Nuk pati të lënduar midis stafit të ambasadës”, tha Tuva Bogsnes, drejtuese e komunikimit në ministri në një përgjigje me shkrim për transmetuesin shtetëror norvegjez NRK.
Sipas Bogsnes, autoritetet norvegjeze kanë qenë në kontakt me ambasadën dhe policia izraelite është e pranishme në vendngjarje për të hetuar shpërthimin.
Bogsnes tha se siguria e stafit tonë është “prioriteti ynë më i lartë”.
Duke cituar pretendimin e një gazetari izraelit, NRK raportoi se një granatë u hodh në rezidencën e ambasadorit norvegjez në qytetin Herzliya, në veri të Tel Avivit.