Milanoviq: Izraeli po ndjek një politikë kriminale që nuk çon askund

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi të mërkurën se Izraeli po ndjek një politikë kriminale që nuk çon askund.
MARKETING
“Kjo është një politikë kriminale që nuk çon askund. Fatkeqësisht, ka mbështetjen e Uashingtonit. Dikush dëshiron të nxisë një konflikt botëror. E bën këtë në mënyrë të dhunshme dhe të poshtër. E bën me armë amerikane,” tha ai.
Milanoviq sot mori pjesë në prezantimin e projektit “Urboglifi – Urboteka: 1000 minuta të Lumière për Orson Wellesin” dhe komentoi zhvillimet aktuale politike, njofton HRT.
Të paktën 55.637 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Izraeli gjithashtu nisi sulme në shkallë të gjerë më 13 qershor ndaj objekteve bërthamore iraniane në disa qytete, si dhe ndaj qendrave të komandës ushtarake me rëndësi të lartë.
Mediat iraniane raportuan të mërkurën se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Teheran dhe në zona të tjera të banuara është rritur në 585, ndërsa të paktën 1.326 persona janë plagosur që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar.
Si hakmarrje, ushtria iraniane lëshoi raketa balistike drejt Izraelit, duke vrarë 24 persona dhe plagosur mbi 500 të tjerë, sipas raportimeve.