OpenAI siguron një kontratë 200 milionë dollarëshe nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së

Pentagoni ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar një kontratë me vlerë 200 milionë dollarë me OpenAI, prodhuesin e ChatGPT, për të ofruar mjete të inteligjencës artificiale për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
MARKETING
“Sipas kësaj kontrate, kompania do të zhvillojë prototipe të teknologjive më të avancuara të Inteligjencës Artificiale për të adresuar sfida kritike të sigurisë kombëtare, si në fushën e luftës, ashtu edhe në sistemet administrative”, tha Pentagoni në një deklaratë zyrtare, përcjell Telegrafi.
Në mars, OpenAI njoftoi se planifikon të mbledhë deri në 40 miliardë dollarë në një raund të ri investimesh të udhëhequr nga kompania japoneze SoftBank, me një vlerësim prej 300 miliardë dollarësh.
Deri në fund të marsit, OpenAI kishte arritur 500 milionë përdorues aktivë në javë. /Telegrafi/