Amazon investon 12 miliardë euro për qendra të të dhënave në Australi, për të fuqizuar kapacitetet e Inteligjencës Artificiale

Amazon do të investojë 12 miliardë euro (rreth 20 miliardë dollarë australianë) gjatë periudhës 2025-2029 për të zgjeruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën e qendrave të të dhënave në Australi, me fokus në forcimin e kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale dhe shërbimeve cloud.
MARKETING
Kjo është investimi më i madh i Amazon në teknologji në Australi deri më tani, duke mbështetur kapacitet të ri serverësh dhe ngarkesa të lidhura me AI gjeneruese.
Kryeministri australian Anthony Albanese e vlerësoi këtë investim si një “votë e madhe besimi” në ekonominë e Australisë, duke theksuar potencialin për rritje të produktivitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Kjo lëvizje reflekton tendencën globale të kompanive të mëdha teknologjike për të zgjeruar infrastrukturën, për të përmbushur kërkesën në rritje për inteligjencën artificiale dhe shërbimet cloud. /Telegrafi/