OpenAI shtoi një model të ri “pro” të AI-së në ChatGPT

Opsioni më i ri për chatbot-in e inteligjencës artificiale (AI) është më i ngadalshëm, por ofron përgjigje më të sakta.
MARKETING
OpenAI vazhdon të publikojë shpejt modele të reja AI-je. Kompania në muajin prill prezantoi modelet o3 dhe o4-mini për platformën e saj ChatGPT.
Kur OpenAI shton etiketën “pro” në modelet e saj AI, kjo tregon një version që është krijuar të jetë pak më i ngadaltë në ofrimin e përgjigjeve, por që ofron përgjigje më të mira dhe më të sakta.
“Ne rekomandojmë që o3-pro të përdoret për pyetje kërkuese, ku besueshmëria është më e rëndësishme se shpejtësia, dhe pritja disa minuta më gjatë ia vlen në fund”, thonë nga kompania OpenAI.
Disa funksione që ekzistojnë në shërbimet e tjera ChatGPT nuk mund të përdoren nga o3-pro.
Për shembull, gjenerimi i fotografive dhe Canvas nuk mbështeten, kështu që përdoruesit për këto do të duhet të përdorin modele të tjera.
Modeli o3-pro është i disponueshëm për përdoruesit ChatGPT Pro dhe Team, ndërsa përdoruesit Enterprise dhe Edu do të kenë akses javën e ardhshme.