Toshkovski: Sistemi “Safe city” do të zbatohet prej 1 janarit 2026

Toshkovski: Sistemi “Safe city” do të zbatohet prej 1 janarit 2026

Sistemi i paralajmëruar prej kohësh “Safe City”, i cili synon të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë kulturën e trafikut, do të vihet në përdorim të plotë nga 1 janari 2026, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

MARKETING

Description of image

Ai tha se bëhet fjalë për sistem modern me një rrjet kamerash që do të zbulojnë shkelje të ndryshme të trafikut. Rregulloret e nevojshme ligjore pritet të përfundojnë në muajt në vijim, të cilat do t’i japin “Safe City” mbështetje të plotë ligjore për zbatim.

“Më 1 janar 2026, do të kemi “Safe City” me zbatim të plotë ligjor. Deri atëherë, po mbledhim të gjitha të dhënat hyrëse për secilin automjet, duke filluar nga 1 janari 2025, dhe më pas do të vazhdojmë me zbatimin operativ. Besoj se kjo do të fillojë një fazë të re në kulturën e trafikut. Të gjithë duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj trafikut nëse duam më pak viktima në rrugë”, tha Toshkovski.

MARKETING