Panik në fluturim: Pasagjeri norvegjez krijon kaos dhe përfundon i arrestuar në Shkup!

Një shtetas i norvegjez është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, pasi i njëjti, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishte prishur rendin dhe qetësinë në aeroplan.
“Sot (08.06.2025) në orën 01:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarë policorë e kanë arrestuar A.S. (44) nga Norvegjia, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se në aeroplanin me të cilin udhëtonte nga Oslo për në Shkup, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive, dhe gjatë përpjekjes për të zhvilluar një bisedë zyrtare me të, ishte sjellë agresivisht edhe ndaj zyrtarëve policorë që ishin duke kryer detyrat e tyre zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.