U shpall thirrja publike për mbështetje financiare për blerje të traktorëve

U shpall thirrja publike për mbështetje financiare për blerje të traktorëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetjen e pandërprerë për bujqit me qëllim të modernizimit të sektorit bujqësor.

MARKETING

Sot u shpall Thirrja publike nr. 04/2025 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural për vitin 2025, dedikuar për modernizimin e ekonomive bujqësore përmes blerjes së traktorëve.

Masa 121.8 – Blerje e traktorëve

Mbështetja maksimale për një përfitues është 600.000 denarë;
Mbështetja jepet në baza vjetore sipas realizimit të planit të biznesit;
Thirrja publike ka të bëjë ekskluzivisht me blerjen e traktorëve – mekanizimi bujqësor shtesë nuk përfshihet;
Të drejtë për të shfrytëzuar këto mjete kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Bujqit që në dhjetë vitet e fundit kanë përfituar mbështetje financiare për blerje të traktorëve nëpërmjet Programit IPARD ose Programeve nacionale për zhvillim rural, nuk janë të pranueshëm si përfitues të kësaj mase.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 07.07.2025.

Përmes mbështetjes së investimeve për modernizim kontribuohet në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit në sektorin bujqësor.

MARKETING