Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare

Ushtarët turq të misionit të KFOR-it kanë vazhduar patrullimet e rregullta në të gjithë Kosovën.
Ata patrulluan edhe përgjatë vijës kufitare administrative.
Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se patrullimet janë kryer ditën dhe natën dhe pasqyrojnë angazhimin e misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.
MARKETING
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.