Turqia “dënon fuqishëm” të shtënat me armë zjarri nga ushtarët izraelitë gjatë vizitës së diplomatëve në Jenin

Turqia ka dënuar “fuqishëm” të shtënat me armë zjarri nga ushtarët izraelitë gjatë një vizite të diplomatëve në Jenin, përfshirë ndaj një nga zyrtarët e saj në Konsullatën e Kudsit, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Ky sulm, i cili rrezikon jetën e diplomatëve, është një tjetër demonstrim i shpërfilljes sistematike të Izraelit për ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
Ministria turke theksoi se vënia në shënjestër e diplomatëve përbën një kërcënim serioz si për sigurinë personale ashtu edhe për respektin dhe besimin e ndërsjellë që mbështesin marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në reagimin e ministrisë turke gjithashtu u kërkoi një hetim i menjëhershëm i sulmit, si dhe përgjegjësi për autorët.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt të rrezikshëm në termat më të fuqishëm të mundshëm dhe të ndërmarrë hapa konkrete për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Izraelit”, tha ministria turke.
Sipas një zyrtari palestinez, që foli për Anadolu, forcat izraelite qëlluan për të frikësuar një delegacion diplomatik të huaj derisa ai mbërriti në hyrje të kampit të refugjatëve në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, delegacioni përfshinte diplomatë nga disa vende anëtare të BE-së, si dhe nga Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina, India, Brazili dhe Japonia, së bashku me përfaqësues nga disa vende të tjera.