Katër javë pas ndërprerjes së energjisë, në Spanjë tani janë jashtë shërbimi të gjitha rrjetet kryesore celulare

Katër javë pas ndërprerjes së energjisë, në Spanjë tani janë jashtë shërbimi të gjitha rrjetet kryesore celulare

Të gjitha rrjetet kryesore mobile u ndërprenë në Spanjë sot, vetëm katër javë pasi vendi u godit nga një ndërprerje kombëtare e energjisë elektrike.

MARKETING

Movistar, Orange, Vodafone, Digimobil dhe O2 u raportuan të gjitha të prekura, transmeton Telegrafi.

Problemet me lidhjen e rrjetit filluan rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, sipas Doëndetector.

Linjat telefonike të emergjencës janë rivendosur në Aragon, pranë kufirit me Francën, por problemet mbeten edhe diku tjetër, raporton Metro.

Mediat spanjolle vunë re se rrjetet e kontraktuara me Telefónica duket se janë prekur.

Burime nga kompania i thanë El Correo se janë kryer ‘punë për përmirësimin e rrjetit’, duke prekur ‘shërbime specifike’ në të gjithë vendin.

Ndërprerja thuhet se po prek si shërbimet e internetit ashtu edhe ato telefonike.

Përdoruesit në Barcelonë i thanë Daily Mail se shërbimet e Vodafone kanë funksionuar pa ndërprerje.

Vodafone Spain ofron shërbime për më shumë se 13.5 milionë klientë celularë.

Spanja u godit nga një ndërprerje e energjisë elektrike në fund të muajit të kaluar, duke shkaktuar ndërprerje masive për bizneset, transportin publik dhe lidhjen në të gjithë vendin.

Qindra fluturime u vonuan dhe trenat u ndërprenë, ndërsa stacionet e benzinës u mbyllën dhe semaforët u fikën. /

 

MARKETING