Vazhdon kriza e ujit në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite

Në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023, vazhdon kriza e ujit e cila e bën edhe më të vështirë jetën e palestinezëve, raporton Anadolu.
MARKETING
Palestinezët që janë zhvendosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe që janë strehuar në kampin e refugjatëve “Al-Shati” në qytetin e Gazës, përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme në tenda të improvizuara me burime të kufizuara dhe në kushte të vështira.
Palestinezët të cilët qëndrojnë në kamp përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme duke mbushur bidonët me ujin që shpërndahet me cisterna. Qasja në ujë të pastër mbetet shumë e kufizuar dhe e parregullt, duke përkeqësuar sfidat humanitare me të cilat përballen palestinezët ndërsa konflikti vazhdon.
Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbyllur kalimet e Gazës për ndihmën ushqimore, mjekësore dhe humanitare, duke thelluar një krizë tashmë humanitare në enklavën palestineze.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 53.475 ndërsa numri i të plagosurve në 121.398.