Dështoi për herë të 17-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës, përpjekja e 17-të me radhë për konstituim të këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.
MARKETING
Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.
Vazhdimi i sotëm ishte i njëjtë me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Ishin 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 19 maj, në orën 10:30.