Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Prej 27 vitesh, Google u ka ofruar përdoruesve mundësinë që në faqen kryesore të tij të përdorin butonin “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”).

MARKETING

Megjithatë, duket se kompania së shpejti mund ta heqë këtë funksion dhe ta dërgojë në histori. Ky gjigant teknologjik aktualisht po teston integrimin e chatbot-it të tij me inteligjencë artificiale (AI) në faqen kryesore. Një nga opsionet që po shqyrtohet është zëvendësimi i butonit “Lucky” me një të ri të quajtur “AI Mode” (“Režimi AI”).

Duke zgjedhur këtë regjim, përdoruesi do të hynte në një ndërfaqe bisedore për kërkim, duke eliminuar nevojën për të parë një listë të gjatë rezultatesh. Google e ka shpallur zyrtarisht këtë funksionalitet më herët këtë muaj.
Për ata që e përdorin rrallë ose asnjëherë, kujtojmë funksionin e butonit “I’m Feeling Lucky”: në thelb, ai e anashkalon listën standarde të rezultateve të kërkimit në versionin për desktop dhe të çon direkt te faqja që përputhet më së miri me kërkimin tënd. Të dhënat statistikore për përdorimin e këtij butoni janë të pakta, por që në vitin 2007, ish-drejtoresha e Google, Marissa Mayer, vlerësonte se rreth 1% e të gjitha kërkimeve realizoheshin nëpërmjet tij.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të përdoruesve që kërkojnë përmes pajisjeve mobile (ku ky buton nuk ekziston), është e mundur që sot përqindja e përdorimit të tij të jetë edhe më e ulët.

Megjithatë, ndoshta ende nuk është fundi për këtë funksion, pasi Google po shqyrton edhe një mundësi tjetër – vendosjen e një kartele për regjimin AI në skajin e djathtë të fushës së kërkimit. Nëse kjo ide implementohet, butoni legjendar “Lucky” mund të mbijetojë.

Nuk është hera e parë që fati i butonit “Lucky” vihet në pikëpyetje. Në vitin 2010, Google prezantoi funksionin Google Instant, i cili shfaqte rezultatet e kërkimit në kohë reale ndërsa përdoruesit shkruanin kërkesat e tyre, me qëllim që të përshpejtohej dhe të bëhej më intuitive kërkimi, raportoi faqja Digital Trends.

Edhe pse butoni mbeti në vendin e tij, ai mbulohej nga rezultatet që shfaqeshin gjatë shtypjes. Google e hoqi Google Instant në vitin 2017, dhe butoni “Lucky” u bë sërish i dukshëm për të gjithë. Por këtë herë, “kërcënimi” duket më serioz.

 

MARKETING