Takimi i presidentit turk Erdoğan me presidentin ukrainas Zelensky fillon në Kompleksin Presidencial në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu.
MARKETING
Presidenti Erdoğan e priti Zelenskyy-n në hyrje të Kompleksit Presidencial dhe më pas bënë foto para flamujve turq dhe ukrainas.
Në pritjen e zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, gjithashtu të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, drejtori i MIT-it, İbrahim Kalın dhe këshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç.
Pas takimit dypalësh midis presidentit Erdoğan dhe Zelenskyyt, do të zhvillohet një darkë pune midis delegacioneve.
Gjatë takimit të Erdoğan-Zelenskyy pritet të diskutohen në të gjitha aspektet zhvillimet e fundit në kontekstin e luftës Rusi-Ukrainë.
Parashikohet që presidenti Erdoğan të theksojë qasjen e Turqisë për fillimin e një armëpushimi dhe negociatave të paqes pa vonesë gjatë bisedimeve dypalëshe dhe ndër-delegacioneve që do të zhvillohen si pjesë e vizitës.