Trump mund të udhëtojë në Stamboll për bisedimet Rusi-Ukrainë “nëse është e përshtatshme”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se shpreson që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, që organizohen nga Turqia në Stamboll, do të jenë të suksesshme, si dhe ka theksuar se “nëse ndodh diçka, mund të shkoj të premten nëse do të jetë e përshtatshme”, transmeton Anadolu.
MARKETING
Trump foli në një program të mbajtur me delegacionin e tij të biznesit në Doha të Katarit.
“Po mendoja të shkoja, por kam program sot dhe nesër. Shpresoj që Rusia dhe Ukraina të mund të bëjnë diçka, kjo duhet të ndalet”, tha Trump në lidhje me bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë që do të mbahen sot në Stamboll.
Trump, i cili la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në bisedimet e paqes në Stamboll, theksoi se “nëse ndodh diçka (ndonjë zhvillim në bisedime), mund të shkoj të premten nëse do të jetë e përshtatshme”.
Lidhur me raportet se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë, Trump tha se, “Nëse nuk do të shkoja unë, pse do të shkonte ai (Putini)? Unë nuk do të shkoja. Nuk e kisha planifikuar të shkoja, mund të shkoja, por nuk e kisha planifikuar. Thoja që ‘nëse nuk shkoj unë, as ai (Putini) nuk do të shkojë’ dhe kjo është ajo që ndodhi”.
Duke kujtuar se në këto bisedime merr pjesë sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Trump theksoi se ata duan t’i japin fund luftës.
Trump gjithashtu dha një mesazh pozitiv në lidhje me negociatat bërthamore me Iranin, duke theksuar se, “Ne nuk do të nxisim pluhur bërthamor në Iran. Po i afrohemi ndoshta arritjes së një marrëveshjeje pa pasur nevojë ta bëjmë këtë”.
Presidenti amerikan tha se po zhvillojnë negociata serioze me Iranin për një paqe afatgjatë.