Shqipëria në prag të zgjedhjeve parlamentare, risi votimi jashtë vendit

Shqipëria në prag të zgjedhjeve parlamentare, risi votimi jashtë vendit

ytetarët shqiptarë me të drejtë vote do të zgjedhin më 11 maj përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë, në zgjedhjet e 11-ta parlamentare në vend që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991, raporton Anadolu.

MARKETING

Fushata zgjedhore zyrtarisht u mbyll më 9 maj, ndërkohë partitë politike kanë shpalosur programet e tyre elektorale, duke u fokusuar në sektorë të ndryshëm, si në procesin e integrimit evropian, mbështetjen për shtresat në nevojë, shëndetësinë, arsimin dhe sektorë të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike si subjekte zgjedhore, mes tyre dhe disa parti të reja, ndërkohë që garojnë tre koalicione parazgjedhore.

Partitë kryesore që garojnë në zgjedhje janë partia në pushtet, Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 deputetë për një periudhë 4-vjeçare.

Sistemi i zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë është sistemi proporcional me zona zgjedhore shumë-emërore, me listë të mbyllur dhe të hapur.

Numri i përgjithshëm i zonave zgjedhore është 12-të dhe numri i mandateve të deputetëve për çdo zonë varion nga tre mandate për Qarkun e Kukësit dhe deri në numrin më të madh të mandateve, përkatëisht në 37 mandate për Qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, të drejtën e votës e kanë 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta 114.642 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në të gjithë vendin do të jenë 5.225 qendra të votimit, ndërkohë procesi i votimit dhe numërimit të votova në disa qendra do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit.

Risia kryesore e zgjedhjeve është votimi nga jashtë Shqipërisë

Në këto zgjedhje votojnë për herë të parë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është konfirmuar se numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245.935.

Procesi i votimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit filloi më 15 prill 2025 dhe aktualisht ky proces vazhdon dhe realizohet në rrugë postare.

Votimi nga jashtë vendit konsiderohet si një moment historik për proceset zgjedhore në Shqipëri, pasi për herë të parë qytetarët shqiptarë votojnë nga jashtë territorit të vendit.

Sa i përket programit elektoral të partive, partia në pushtet, Partia Socialiste, si një ndër çështjet kryesore ka nxjerrë në pah procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), si dhe vijimin e reformave në shumë sektorë.

PS ka premtuar se do të ketë në fokus përmbushjen e plotë të kritereve të anëtarësimit të vendit në BE, si dhe hapjen e të gjithë grup-kapitujve deri në fund të 2025 dhe anëtarësimin e plotë të vendit në BE deri në 2030.

Gjithashtu partia në pushtet ka deklaruar se do të vazhdojë mbështetjen për reformën në institucionet e drejtësisë, duke garantuar sipas saj funksionimin e institucioneve të reja mbi bazën e standardeve ndërkombëtare, rritjen e pagave për mësuesit, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale.

Partia më e madhe e opozitës, ka premtuar më shumë mbështetje financiare për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulta. Gjithashtu PD ka premtuar reformimin e sistemit të taksave, sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor me rimbursimin e medikamenteve për qytetarët.

MARKETING