Haziri për letrën e VV-së: S’ka takim tash, përgjigjia vjen pas takimit

Lëvizje të reja janë parë sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, bashkë me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin, kanë arritur gjatë ditës.
Pavarësisht spekulimeve për një takim të mundshëm të kryesisë pas letrës së re nga Albin Kurti, Haziri ka mohuar të ketë ndonjë takim zyrtar sot.
Ai theksoi se ndodhet në zyrë për të vazhduar punën e përditshme dhe se një deklarim publik do të vijë vetëm pas një takimi formal të partisë.
“Nuk ka takim tash. Natyrisht që deklarohemi pas takimit. Ne çdo ditë jemi në vend pune”, deklaroi shkurt Haziri para mediave.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një tjetër letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke e ftuar zyrtarisht në bashkëpunim për formimin e institucioneve të reja.