Demonstruesit izraelitë përplasen me policinë në Kuds mes protestave antiqeveritare

Demonstruesit izraelitë përplasen me policinë në Kuds mes protestave antiqeveritare

Përplasjet kanë shpërthyer midis demonstruesve izraelitë dhe policisë në Kuds mes protestave kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesin izraelit Channel 12, dhuna shpërtheu derisa protestuesit antiqeveritarë marshuan drejt ndërtesës së parlamentit izraelit.

Policia izraelite evakuoi me forcë protestuesit që bllokuan një rrugë që të çonte në ndërtesën e parlamentit izraelit dhe zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protesta e sotme përkoi me kthimin e parlamentit izraelit në mbledhjet e saj pas një pushimi.

Videot që qarkulluan në mediat sociale treguan forcat e policisë duke tërhequr zvarrë demonstruesit dhe duke i shtyrë ata për të zbrazur rrugën e bllokuar.

Një tjetër video tregoi disa demonstrues duke ecur mbi një barrierë të vendosur rreth ndërtesës së Knessetit.

Sipas të përditshmes Haaretz, protestuesit izraelitë dolën në rrugë kundër qeverisë së Netanyahut, e cila “po braktis pengjet në Gaza, lëshon urdhra për rekrutim të detyrueshëm për ushtarët rezervistë dhe ul pagat e mësuesve”.

Gazeta izraelite gjithashtu tha se një nga protestuesit u arrestua nga policia.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 52.500 palestinezë janë vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorit e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING