Katër të vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të Sirisë

Katër të vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të Sirisë

Katër persona u vranë në një sulm ajror izraelit të premten në provincën Suwayda në Sirinë jugore, transmeton Anadolu.

Forcat izraelite kryen sulmin ajror në fshatin Kanaker në Suwaydan jugperëndimore, duke vrarë katër persona, raportoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, e cila nuk dha asnjë informacion shtesë.

Sulmi i ri ajror izraelit vjen disa orë pasi avionët luftarakë izraelitë goditën një zonë në Damask pranë pallatit presidencial, në një përshkallëzim të ri të Izraelit kundër Sirisë.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi sulmin e fundit ndaj Sirisë.

Po ashtu, zyra e Guvernatorit të Suwaydas tha se tre persona të tjerë u vranë nga një shpërthim mine tokësore pranë qytetit Al-Thaala në Suwayda.

MARKETING