Zjarret në zonat pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit në Izrael vazhdojnë në 11 pika

Zjarret në zonat pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit në Izrael vazhdojnë në 11 pika

Vazhdojnë në 11 pika zjarret pyjore që shpërthyen në zonën pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit në Izrael.

Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, 119 ekipe zjarrfikëse dhe 10 aeroplanë zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë zjarrin në rajonin malor të Kudsit, përkatësisht në 11 pika ku vazhdon zjarri.

Lidhur me thirrjen e Izraelit për ndihmë ndërkombëtare për shkak të zjarreve që nuk u arritën të vendosen nën kontroll, thuhet se pritet që brenda ditës të mbërrijnë tetë aeroplanë zjarrfikës nga Administrata Qipriote Greke dhe Italia.

Duke folur për televizionin shtetëror izraelit KAN, kreu i Këshillit Rajonal Mateh Yehuda, Avishai Cohen, tha se ekziston mundësia që zjarri të përshijë zonat e banuara.

Cohen, ndër të tjera, njoftoi se ata kanë evakuuar afër 10 mijë njerëz dhe se u kanë ofruar atyre shërbime strehimi.

Nga ana tjetër, në lajmin e gazetës Times of Israel thuhet se ata që u evakuuan nga zona Mevo Horon për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre pas 18 orësh.

Raportohet se shumë rajone janë të evakuuara për shkak të zjarreve.

Zjarret që shpërthyen dje në Izrael u përhapën me shpejtësi. Autoritetet izraelite kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare pasi përpjekjet e tyre nuk patën sukses për të kontrolluar zjarret, të cilat kanë prekur një sipërfaqe prej rreth 12 mijë hektarësh.

MARKETING