SHBA, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës

Të paktën një person është vrarë në të shtënat në kampusin e Universitetit Shtetëror të Floridës në qytetin Tallahassee, transmeton Anadolu.
Sipas Departamentit të Policisë së qytetit Tallahassee, një person është në paraburgim lidhur me të shtënat.
“Në zonën e Unionit Studentor është raportuar për një gjuajtës aktiv”, tha shkolla në rrjetet sociale.
Sipas mediave lokale, të paktën gjashtë persona po marrin trajtim në Kujdesin Shëndetësor Memorial në Tallahassee.
Byroja Federale e Hetimit (FBI) tha se po i përgjigjet dhe po ndihmon partnerët lokal të zbatimit të ligjit.
Shkolla i këshilloi të gjithë që të vazhdojnë të strehohen vendin ku ndodhen.
“Të gjithë klasat dhe ngjarjet universitare, përfshirë ngjarjet e atletikës të planifikuar për të enjten, 17 prill 2025, janë anuluar. Individët që nuk janë në kampusin kryesor në këtë kohë duhet të shmangin ardhjen në kampusin kryesor”, tha shkolla.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, tha se zemra e saj është copëtuar për studentët, familjet dhe fakultetin.
“Nuk ka vend në shoqërinë amerikane për dhunë. I gjithë kombi ynë po lutet për viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi ajo në X.