Përditësimi me One UI7, përdoruesit hasin në probleme gjatë punës me telefonat e Samsung

Pas muajsh pritjeje, Samsung më në fund publikoi përditësimin One UI 7 javën e kaluar.
Megjithatë, kompania koreano-jugore u përball me probleme menjëherë pas, transmeton Telegrafi.
Sipas raportimeve, është zbuluar një gabim serioz që i pengon pronarët e telefonave të lartpërmendur të zhbllokojnë pajisjet e tyre.
Një tjetër media nga Koreja e Jugut pretendon se problemi çon në shkarkimin e tepërt të baterisë.
Sugjerohet se problemi u vu re fillimisht në modelet Galaxy S24 me çipin Exynos 2400, por raportet e mëvonshme konfirmuan se Samsung gjithashtu ka ndaluar dërgimin e përditësimeve për modelet Galaxy S24 me çipin Snapdragon në mbarë botën.
Samsung pritet të lëshojë së shpejti një përditësim të ri me një rregullim për One UI 7 në telefonat Galaxy.