Kryediplomati turk takohet me homologët rus dhe zviceran

Kryediplomati turk takohet me homologët rus dhe zviceran

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të shtunën veçmas me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, dhe homologun zviceran, Ignazio Cassis.

Takimet u zhvilluan në kuadër të kontakteve të Fidanit gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF) 2025, në qytetin turistik të Antalyas, me Anadolun si Partner Global të Komunikimit.

Gjatë takimit të tyre, Fidan dhe Lavrov diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e energjisë, çështjet që lidhen me sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, thanë burime diplomatike.

Ata gjithashtu u ndalën në zhvillimet aktuale në Siri dhe situatën e fundit në Gaza.

Fidan u takua gjithashtu me Ignazio Cassis në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Türkiyes përmes një postimi në platformën X.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me takimin.

MARKETING