Andonovski: Digjitalizimi i shërbimeve administrative ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit

Andonovski: Digjitalizimi i shërbimeve administrative ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot në Qeveri është takuar me  përfaqësues të odave ekonomike dhe të sektorit privat, në bashkëpunim me organizatën “Maqedonia 2025”.

MARKETING

Description of image

Siç informojnë nga Ministria e Transformimit Digjital, në takim, Andonovski para të pranishmëve theksoi përpjekjet e Qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve administrative, të cilat kanë të bëjnë para së gjithash me biznesin dhe kanë për qëllim lehtësimin e procedurave burokratike dhe përshpejtimin e procesit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Përkrahja dhe zhvillimi i sektorit privat është kyç për zhvillimin e Maqedonisë. Digjitalizimi është paralajmërues bumit ekonomik, prandaj synimi ynë kryesor është digjitalizimi i institucioneve shtetërore, por edhe private”, theksoi Andonovski.

Siç theksojnë nga Ministria, përfaqësuesit e sektorit të biznesit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre nga bashkëpunimi me institucionet, por edhe të japin sugjerimet dhe komentet e tyre në procesin e përshpejtimit të shërbimeve të ofruara nga institucionet për ekonominë dhe qytetarët.

MARKETING