Djali i Thaçit: S’e lejuan babin as t’i gjuajë një grusht dhe të Drenicës, Por me ne janë Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Djali i Thaçit: S’e lejuan babin as t’i gjuajë një grusht dhe të Drenicës, Por me ne janë Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, mbajti një fjalim emocionues gjatë akademisë përkujtimore për Haxhi Thaçin. Ai ka përmendur dhimbjen dhe padrejtësinë që ka ndjerë familja, veçanërisht Hashim Thaçi, që nuk u lejua të kthehej në Kosovë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit nga babait të tij.
“Dhe siç thoshte shpesh gjyshi, me vdek, pa u koritë. Gjysh, as sot nuk jemi korit. Fatkeqësisht babin nuk e lejuan që të të japë lamtumirën e fundit bashkë me ne sot, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës mbi varr, por në vend të babait, sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, tha Thaçi.

MARKETING