Google po zëvendëson Google Assistant me Geminin

Google po zëvendëson Google Assistant me Geminin

Google do të zëvendësojë Google Assistant në telefonat Android me Gemini më vonë këtë vit, ka njoftuar kompania.

Bëhet e ditur se më vonë këtë vit, Assistant nuk do të jetë më i aksesueshëm në shumicën e pajisjeve celulare ose në dyqanet e aplikacioneve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Për më tepër, ne do të përmirësojmë tabletët dhe pajisjet që lidhen me telefonin tuaj, si kufjet dhe orët”, shtoi kompania.

“Ne po sjellim gjithashtu një përvojë të re, të mundësuar nga Gemini, në pajisjet shtëpiake si altoparlantët, ekranet dhe televizorët”, vazhdoi Google.

Raportohet se kompania do të ndajë më shumë detaje me përdoruesit në muajt e ardhshëm dhe se, deri atëherë, Assistant do të vazhdojë të operojë në pajisjet e lartpërmendura.

Ndryshe, lëvizja për të hequr Assistant në favor të Gemini nuk është befasuese, veçanërisht duke pasur parasysh se Google lansoi linjën e saj të telefonave Pixel 9 me Geminin si asistentin virtual të paracaktuar.

Google vëren se Gemini ka aftësi më të avancuara se Assistant (të paktën në teori) dhe ofron mënyra të reja për të marrë ndihmë dhe informacion mbi tema nëpërmjet mjeteve si Gemini Live dhe Deep Research. /Telegrafi/

MARKETING