Çairi kërkon mbështetjen e tifozëve në duelin e Play Off-it!

Të shtunën, më 15 mars 2025, ekipi i hendbollit për femra WHC Çair do të përballet me WHC Astibo nga Shtipi në një ndeshje vendimtare të fazës Play Off. Takimi do të zhvillohet në sallën “Enver Idrizi” në Çair, duke filluar nga ora 14:00.
Klubi ka bërë thirrje për një mbështetje të madhe nga tifozët, me qëllim krijimin e një atmosfere të zjarrtë në tribunë. Sportdashësit janë të ftuar ta mbushin sallën dhe të ndihmojnë ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme!