Të rinjtë palestinezë bëjnë iftar mbi rrënojat e xhamisë “Salim Abu Muslim”

Të rinjtë palestinezë nga qyteti Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës kanë ngrënë iftar mbi rrënojat e xhamisë “Salim Abu Muslim” të shkatërruar nga forcat izraelite, raporton Anadolu.
Iftari u shtrua në kushte të vështira në rrënojat e xhamisë së shkatërruar gjatë luftës brutale të kryer nga avionët luftarakë izraelitë kundër Gazës.
Të rinjtë u mblodhën për të çelur iftarin në atmosferën shpirtërore të Ramazanit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit më 19 janar, qindra mijëra palestinezë janë larguar në zonat në veri të Gazës, ku janë shfaqur shkatërrime të gjera të shkaktuara nga ofensivat ushtarake izraelite.